Vëllezërit e Klodianit: Vrasja nga policia ishte me dashje

263
Sigal

Vëllezërit e Klodianit  pas vizitës së tretë të kryeministrit Rama tregojnë

 Vrasja e vëllait nga polici ishte me dashje, jo aksidentale

Kryeministri Rama ka vizituar mëngjesin e djeshëm, për të tretën herë, familjen Rasha në kryeqytet. Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës. Kurse, nga ana tjetër, vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha nuk pranuan të flisnin për kamerat. Megjithatë, sipas mediave ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension. Ato para që do të marrin do t’i japin për bamirësi. Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta merrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje.” Në vendim thuhet se pas vrasjes që, cilësohet si aksidentale, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social (që është 7.6 mijë lekë në muaj) familjes së të riut.