Procesi i integrimit, Gjosha:Ka kosto për buxhetin dhe në jetën politike

416
Sigal

TIRANE – Është prezantuar ditën e sotme studimi lidhur me koston e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Në këtë prezantim, e pranishme është edhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cila në fjalën e saj theksoi se procesi i integrimit ka kosto jo vetëm në buxhetin e shtetit por edhe në jetën politike të vendit. “Procesi i integrimit ka edhe kosto, jo vetëm në buxhetin e shtetit. Procesi ka kosto dhe në jetën politike të vendit.” shprehet Gjosha. Prezantimi i analizës së kostove dhe përfitimeve të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, vjen në një kohë kur vendi ynë ka marrë statusin e vendit kandidat dhe aspiron hapjen e negociatave me BE-në, si pjesë e procesit të integrimit.