Primaret/ Noka: Ndryshimi nis nga vetja

139
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas mbledhjes ku janë përcaktuar modalitetet për procesin e primareve.

Reagimi i Flamur Nokës:

PD ia beson vendimmarrjen kryesore anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, të cilët me votën e tyre do të përcaktojnë kandidatët zyrtarë të PD për  kryebashkiakë.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD vendosëm:

1. Miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023.

2. Zgjedhjen e komisionit të organizmit dhe kontrollit të operacioneve elektorale.

3. Hapjen e garës së primareve për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD.

Këto janë hapa përpara për PD, për konkurrencën e brendshme dhe standardin e garës.

PD është e para parti politike që ofron modelin e demokratizimit të brendshëm, për të cilin ka nevojë politika shqiptare dhe qeverisja e vendit.

Shqiptarët duan ndryshim dhe PD po e nis ndryshimin nga vetja. Primare më 4 dhjetor.