Primaret/ Luçiano Boçi shpallet kandidad i PD-së për Bashkinë e Elbasanit

164
Sigal

Përfundon procesi i numërimit të votave të Primareve të PD-së për Bashkinë e Elbasanit, nga ku fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, Blend Himçi, përmes një deklarate për mediat.

“Ka përfunduar procesi i “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. Zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit do të jetë Luçiano Boçi”, është shprehur Himçi.