Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa mori pjesë në samitin e liderëve evropianë në Spanjë tha se fillimisht duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë, pastaj të fillohet me dialog. “Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiçit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat. Nuk kemi takime të ndara të konfirmuara, por jam e sigurt se do ta kem mundësinë sepse shumica e diskutimeve në këtë samit do bëhen derisa jemi të gjithë në sallë, prandaj shpresoj se do ta kem mundësinë të diskutojmë për këto. Spanja është shtet që po kontribuon në paqe dhe stabilitet në tërë kontinentin, shpresoj se do ta kuptojnë se mbështetja e një agresori për të cilët ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Shpresoj se Spanja do ndjekë linjën e shteteve të tjera që të marrin masa kundër Serbisë për këtë akt që ka kryer jo vetëm ndaj Kosovës por edhe kundër paqen dhe sigurisë së tërë Evropës” – tha Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ballina Bota dhe Rajoni Presidentja e Republikës së Kosovës Osmani: Fillimisht sanksione ndaj Serbisë, pastaj dialogojmë