Identifikohet shqiptarja me tatuazh që e dogjën në pyll në Francë, familja në ankth për djalin 3-vjeçar

486
Sigal

Detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me 37-vjeçaren shqiptare, e cila u gjet e vrarë në një pyll në Francë. Bëhet fjalë për Brunilda Kovaçin nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse seksi.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë kontaktuar me “BalkanWeb” ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi në Francë aktualisht ndodhet djali i saj i mitur, 3 vjeç. Familja nga Berati tregon se lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh nga mediat shqiptare, të cilat publikuan dje lajmin. “Lajmin e hidhur e morëm vesh nga mediat. Nuk dinim gjë. Jemi të shokuar. Tani kemi hallin e djalit që ka ngelur në Francë. Na ka rënë një hall i madh, aq më tepër kur nuk kemi mundësi financiare. Jemi keq ekonomikisht, nuk e sjellim dot trupin e vajzës në Shqipëri. I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë të na sjellë trupin e Brunildës, por dhe djalin e vogël,” -thanë familjarët