Presidenti Obama mbërrin në Greqi, turneu i fundit si President i Amerikës

457
Presidenti ende në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbërrin në Greqi, në vizitën e tij dyditore në këtë vend. Avioni i Barack Obamës mbërriti rreth orës 10:40 me orën lokale, në aeroportin e Athinës.


Sigal

Obama është pritur në aeroport nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

5000 policë dhe 500 agjentë sekretë janë në gatishmëri për mbarëvajtjen e vizitës dhe garantimin e sigurisë, ndërsa janë pezulluar shkollat dhe transporti publik. Presidenti Obama do të takohet me kryeministrin dhe presidentin e Greqisë. Gjatë vizitës në shtetin helen, Obama do njihet me reformat e ndërmarra nga qeveria Cipras per lehtësimin e borxhit grek.

Greqia është vendi i parë i vizitës së presidentit Obama gjatë turit të fundit si president i Amerikës. Pas Greqisë Barack Obama do vizitojë Gjermaninë dhe në Perunë. Masat e rrepta të sigurisë u forcuan edhe për shkak të ngjarjeve të fundit, siç ishte sulmi me granatë ndaj ambasadës franceze, ku mbeti i plagosur punonjësi i sigurisë.