Dritan Kaba: Rama na “nguli” dhe vaksinën “Beccheti”

203
Sigal

Të gjithë vaksinat e blera deri më tani kanë kushtuar sa 17% e shumës që duhet të paguajmë të gjithe bashkë Becchettit për shkak të arrogancës, shkeljes së ligjit urrejtjes së Edi Ramës dhe Erion Velisë ndaj medias që nuk e kapin dot.

Me shumën që do paguajmë Becchetit do ndihmoheshin të gjithë të sëmurët me Covid që të kalonin pa stres financiar sëmundjen. Mijëra familje në këtë kohe papunësie do ishin ndihmuar.

Janë plot 130 milionë euro, jo 110 milionë shpenzimet totale të këtij gjyqi ndaj Shqipërisë që ka vetëm dy fajtorë direkt, Edi Ramën dhe Erion Velinë! Ndaj në 25 prill voto për ndryshimin e sistemit të kalbur të Rilindjes.

Në 25 prill voto për hapjen e tregut të lirë. Në 25 prill voto për punesimin e shqiptarëve jo te bangladeshasve!

Në 25 prill voto për të çuar para Drejtësisë ata që janë shkaktaret e kësaj gjendje në Shqipëri. Voto për të shpëtuar Atdheun, Kombin, Familjen tënde. Voto për veten, voto për fëmijën tënd, voto për Shqipërinë e të ardhmen e saj.