Dr.Blenard Nonaj: Procesi zgjedhor i 25 prillit do t’i japë LSI një rezultat spektakolar

171
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet I LSI në Qarkun e Beratit, Blenard Nonaj ka zhvilluar takime me banorë të fshatit Çerenisht në Skrapar nga ku thotë se, se zgjedhjet e 25 prillit do të rezervojnë një rezultat spektakolar për LSI-në.

“Është pikërisht ky entuziasëm dhe kjo dëshirë e madhe për ndryshim që hasim kudo, çdo ditë, në Berat, Skrapar, Kuçovë, Poliçan dhe Urë Vajgurore, të cilat e bëjnë të sigurtë fitoren e tre mandateve në Qarkun e Beratit dhe shpalljen e LSI-së forcë e parë fituese, në çdo qendër votimi të Qarkut.”,- shprehet Nonaj në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Postimi i tij i plotë:

Kur sheh dhe prek nga afër entuziasmin dhe dëshirën e madhe për ndryshim të banorëve të Çerenishtit kupton se çfarë rezultati spektakolar do të rezervojë për LSI-në procesi zgjedhor i 25 Prillit.
Është pikërisht ky entuziasëm dhe kjo dëshirë e madhe për ndryshim që hasim kudo, çdo ditë, në Berat, Skrapar, Kuçovë, Poliçan dhe Urë Vajgurore, të cilat e bëjnë të sigurtë fitoren e tre mandateve në Qarkun e Beratit dhe shpalljen e LSI-së forcë e parë fituese, në çdo qendër votimi të Qarkut.