Presidenti Meta vizitë në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit: Një vizitë mbreslënëse!

293
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vizituar Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit, në Mbiguri së Dibrës së Madhe, i cili është një nga objekte fetare më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë.

Gjatë takimit me Peshkopin Partenij, Meta ka vlerësuar rolin që kanë krerët e besimeve fetare në bashkëjetesën mes qytetarëve.

“Një vizitë mbresëlënëse në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit, në Mbiguri së Dibrës së Madhe, që këtë vit kremton 1 mijë vjetorin e hapjes.

Një vend i jashtëzakonshëm pelegrinazhi dhe qendër e rëndësishme e besimit ortodoks, që vizitohet çdo ditë nga qindra besimtarë.

Kënaqësi të bisedoja me Peshkopin Partenij, në veçanti për rolin që duhet të luajnë udhëheqësit fetarë për kultivimin e paqes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit midis qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike e fetare, sidomos në rajonin tonë, që aq shumë ka vuajtur nga nxitja e frymës së urrejtjes.

I lumtur që në këtë vizitë të shoqërohesha nga Myftiu i Dibrës së Madhe, Reshat Kaçallniku, për të dhënë të gjithë bashkë mesazhin e domosdoshmërisë së harmonisë ndërfetare në të mirë të popujve dhe progresit shoqëror.

Mirënjohje Peshkopit Partenij dhe vëllezërve murgj për pritjen tepër të ngrohtë”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.