E rëndë/ Banesa përfshihet nga flakët, digjet brenda i moshuari (EMRI)

300
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kolojnë, ku një 89-vjeçar është djegur brenda banesës së tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, në fshatin Podë, ku i moshuari Vangjel Rusta, i cili jetonte vetëm, ka humbur jetën brenda banesës së përfshirë nga flakët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.