Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në sesionin e 73-të të Asamblesë të OKB-së, që do të zhvillohet në New York. Kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë veprimtari të rëndësishme e të përvitshme botërore do të diskutojnë rreth cështjeve dhe problemeve të ndryshme që kanë lidhje me paqen dhe sigurinë globale, të drejtat e njeriut dhe kontributit e përgjegjësive kolektive të OKB-së në ndërtimin e shoqërive paqësore dhe të drejta.

Dje Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës: në Nju Jork. Në këtë takim Presidenti shqiptar u prit nga Dom Pjetër Popaj dhe shumë shqiptarë të pranishëm pikërisht për vizitën e kreut të shtetit shqiptar.