Sigal

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në qytetin e Skraparit, ka shkuar edhe në vendlindjen e tij në Çepan. Presidenti Meta ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet në vizitën e tij tek qyteti i lindjes.

“Me shumë dashuri u riktheva në vendlindje, në Çepan. Një falenderim të veçantë e kam për Yllin, i cili ruan traditat më të mira të gjyshit tonë dhe gjithë familjes”.