“Bejlerët” e qarqeve dhe lidhjet mafioze me minsitra dhe deputetë

470
Duket se Prefektura në Elbasan ka guxuar të dalë deri diku hapur kundër segmenteve korruptive që kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve. Bëhet fjalë për abuzime dhe përvetësime të miliona lekëve nga ish-drejtues dhe zyrtarë të institucioneve dhe drejtorive në varësi të Prefekturës së Qarkut Elbasan, të lidhur me segmente të korruptuara të pushtetit qëndror, kryesisht atij ministror. Burime nga zyra e Auditimit në Prefekturën e Qarkut Elbasan i thanë “Telegraf” se “një pjesë e mirë e drejtuesve që kanë abuzuar dhe po abuzojnë me fondet publike do të përballen me organin e akuzës, shumë shpejt dosjet e tyre do të dorëzohen në Prokurori dhe Zyrën e Krimit Ekonomik”. Nën hetim janë edhe disa kryebashkiakë që kanë dhën shërbime me koncesion apo kanë ndërtuar tregje në pronat e tyre. I njëjti burim tha se “ndryshimin e ligjit të auditimin të brëndshëm në sektorin publik dhe interpretimi tij, pati jo pak debate, por ai është një ligj i rëndësishëm për institucionet e shtetit, për të patur njohuri të plota dhe në kohën e duhur, me fondet që ata kanë në dispozicion, për t;i përdorur me kursim, dobi dhe fryetshmërisë, në përmbushjen me ligjet në fuqi”. 

Deri tani në bazë të programeve të hartuara janë realizuar dhjetra auditime të plota në drejtoritë e qeverisjes vendore në shkallë qarku si dhe auditime tematike, si dhe janë kryer një numër i caktuar verifikimesh të ndryshme mbi bazën ankesash të qytetarëve dhe subjekteve private, ku dëmi ekonomik i zbuluar nga këto auditime rezulton se ka qënë në miliona lekë prej të cilave dhjetra milionë lekë të reja evazion fiskal. Janë rekomanduar 180 masa të ndryshme prej të cilave 125 masa zhdëmtimi, 48 masa disiplinore dhe 7 masa të tjera me gjobë për drejtues të ish-komunave dhe bashkive dhe supervizorëve të cilët kanë kryer kontrollin e investimeve nga këto institucione. Këto mangësi kanë ardhur për arsye të interpretimeve të gabuara të ligjit të ri të “prokurorimeve publike” dhe akteve të tjera nënligjore, për shkelje të tjera të cilat kanë të bëjnë me procedurat në blerje të vogla, në pagesat e orëve mbi kohën normale të punës apo edhe të zbatimit në ndërtimin e veprave publike. Masa të ndryeshme duke nisur nga gjobat dhe deri ndjekjet penale janë rekomanduar për ish-drejtues, në 18 komuna dhe 2 bashki. Bie në sy fakti se ish-drejtuesit e komunave dhe bashkive, kanë gjetur terren në mënyrën e përfitimit, si me tenderat dhe investimet publike dhe janë kapur me shkelje edhe nga specialistët e KLSH. 
Shkeljet më të mëdha te fondet për investimet publike
Shkeljet dhe abuzimet konsistojnë të jenë kryesisht me fondet për investimet publike. Eshtë konstatuar se rritja fondeve që janë përdorur për shpenzimet të ndryeshme operative, ku në jo pak raste brenda zërit të shpenzimeve operative 30-35% të parave, janë përdorur për shpenzime për dieta, apo për pagesat për orët jashtë kohës normale të punës të pajustifikuara ligjërisht. Burimet nga Zyra Auditimit në Prefekturë u shprehen se “abuzimet e kanë zanafillë edhe tek ish-këshillat e komunave dhe bashkive, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishme në shkeljet dhe abuzimet si dhe shpenzimet nëpërmjet vendimeve të paligjshme dhe deri tek kontrolli zbatimit të tyre, kjo praktikë deri tani lë për të dëshiruar, për vetë shkallën e nivelin e dobët të përfaqësimit të tyre”. Megjithëse Zyra e Auditimit në Prefekturë mbetet zyrë e evidentimit dhe këshillimit të shkeljeve dhe rregullimin e tyre në anën ligjore, ajo do të denoncojë të gjitha shkeljet që janë vërejtur deri tani në qeverisjen vendore, për të mos mbyllur sytë para abuzimeve me fonde e shtetit dhe të taksapaguesve. Edhe për vitin 2016 programet e auditimit do të jenë ato të prokurimeve, zbatimit të investimeve si dhe ligjshmëria e kryerjes të veprimeve në lidhje me shpenzimet që kryen në institucionet e qeverisjes vendore. Gjithashtu Zyra e Auditimit në Prefekturë, ka bërë gati për të nisur këto ditë mbi 30 dosje drejt organit të akuzës, duke kërkuar përballjen me ligjin e çdo zyrtari që ka të evidentuar shkeljet dhe abuzimet me detyrën dhe paratë e buxhetit të shtetit. Vetëm gjatë vitit 2015, në Prokurori u regjistruan mbi 413 kallëzime penale për zyrtarë dhe ish-drejtues të institucioneve shtetërore, disa ish-drejtues komunash dhe bashkish, etj. 

Alma JONUZI
Sigal