Vrau me thikë vajzën, Kujtim Ibraj i penduar: Nuk kam çfarë të bëj

478
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Ibrajn, babain i cili në gjendje të dehur qëlloi me thikë dy vajzat e tij, ku njëra prej tyre humbi jetën.
Përpara trupës gjykuese 57-vjeçari Ibraj nuk pranoi të flasë për ngjarjen, por u shfaq i penduar, duke deklaruar se “nuk kam çfarë të bëj”.
Ndërsa avokati mbrojtës i Ibrajt kërkoi shtrim të klientit të tij në Spitalin Psikiatrik, pasi pretendtoi se Ibraj nuk është normal.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Ibrajn pasi akuzohet se vrau me dashje vajzën e tij 17 vjeçe, Elidona Ibraj dhe plagosi vajzën tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 31 janarit, ku 57-vjeçari në gjendje të dehur pas një debati me vajzat i qëlloi me thikë, ku njëra humbi jetën.
Kujtim Ibraj ishte i divorcuar nga gruaja, por banonin në të njëjtën shtëpi dhe fëmijët ishin nën kujdestarin e të ëmës.
Sigal