Britaniku Luis Hamilton ka fituar çmimin e madh të Japonisë, duke u konfirmuar si piloti më i fortë i kampionatit automobilistik. Fitorja e nëntë sezonale dhe e katërta radhazi, e shkëputi pilotin e Mercedezit me 67 pikë më shumë se rivali i tij Vetel, duke i dhënë mundësinë atij, që të shpallet kampion, për herë të pestë, që në garën e ardhshme në Austin.
Fitorja në garën e Suzuka-s nuk u vu në asnjë moment në dyshim nga Hamilton, i cili e nisi garën në vendin e parë dhe e përfundoi po në krye. Britaniku u ndihmua edhe nga fundjava “e zezë” e Vetel, i cili e nisi garën në vendin e 9, pas problemeve që pati në provat zyrtare të së shtunës. Piloti i Ferrarit edhe pse e startoi mjaft mirë, duke fituar disa pozicione deri tek vendi i 4, u detyrua të kënaqej me vendin e 6, pas një kontakti me pilotin e Red Bull, Vershtapen, që e çoi Vetelin për disa çaste në vendin e parafundit.
Në podium u ngjit edhe piloti tjetër i Mercedezit, Valteri Botas, i cili nuk u shfaq aspak agresiv ndaj shokut të skuadrës duke u mjaftuar me vendin e dytë. Në vend të tretë u rendit Max Vershtapen i ndjekur nga Red Bulli tjetër i Daniel Riçardos. Vetëm vendi i pestë për ferraristin, Kimi Raikonen.
Rezultati i garws
- Hamilton 25 Pikë
- Bottas 18 Pikë
- Verstappen 15 Pikë
- Ricciardo 12 Pikë
- Raikkonen 10 Pikë
- Vettel 8 Pikë
- Perez 6 Pikë
- Grosjean 4 Pikë
- Ocon 2 Pikë
- Sainz 1 Pikë
Klasifikimi
- Lewis Hamilton Mercedes 331
- Sebastian Vettel Ferrari 264
- Valtteri Bottas Mercedes 207
- Kimi Räikkönen Ferrari 196
- Max Verstappen Red Bull 173
- Daniel Ricciardo Red Bull 146
- Sergio Pérez Force India 53
- Nico Hülkenberg Renault 53
- Kevin Magnussen Haas 53
- Fernando Alonso McLaren 50