Presidenti Meta publikon pamje nga takimi me homologun hungarez: E ardhmja e Shqipërisë dhe Hungarisë është premtuese

178
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pamje nga takimi me homologun e tij hungarez Janos Ader në kuadër të vizitës zyrtare të Kreut të Shtetit në Hungari.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti u shpreh se e ardhmja e marrëdhënieve miqësore dhe historike me Shqipërisë e Hungarisë është premtuese.

Ai i shpreh mirënjohje Presidentit Ader për rikonfirmimin e vullnetit të përbashkët dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë.

E ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese.

Mirënjohje Presidentit Ader për rikonfirmimin e vullnetit të përbashkët dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë”, – shkruan Meta.