Presidenti Meta sot ka pritur studentët ekselentë të Universitetit Publik të Gjilanit. Presidenti Meta shkruan se me të rinjtë ndanë bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona.
Postimi i Presidentit:
Takimet me të rinjtë shqiptarë nga Kosova janë përherë të ngrohta dhe emocionuese. Shumë i lumtur të bashkëbisedoja sot me studentët ekselentë të Universitetit Publik të Gjilanit, që mban emrin e poetit, prozatorit dhe veprimtarit të paepur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, heroit Kadri Zeka. Ndamë bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona.


