Presidenti Ilir Meta do të nisë konsultimet me krerët e partive politike në Shqipëri, në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe së pari do të presë në orën 11.00, kryeministrin Edi Rama. Në orën 12:00, në zyrën e Presidentit Ilir Meta do të hyjë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama do të mbërrijë në orën 12:30 në zyrën e e Presidentit Meta.