Presidenti Begaj: Mirënjohje për ikonën e regjizurës Vladimir Prifti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj shprehu ngushëllimet e thella për ndarjen nga jeta të regjizorit Vladimir Prifti. Përmes një mesazhi të rastit, Begaj tha se “arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis, Vladimir Priftin”. Në mesazhin e ngushëllimit Presidenti i Shqipërisë vlerësoi krijimet e Vladimir Priftit që për kreun e shtetit e përjetësojnë emrin e tij në plejadën e regjizorëve më të mirë shqiptarë. “Arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis, Vladimir Priftin”. Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën e regjisorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë. Si skulptor i imazhit, ai skaliti personazhe të pashlyer nga kujtesa e publikut. Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri që e donte vendin e vet, Vladimir Prifti është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjarëve!” – tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj.

NOA