Avokati i njohur Genc Gjokutaj duke folur rreth çështjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” nxori në pah një detaj tepër të rëndësishëm, i cili lidhet me hetimet e këtij kompleksi. Sipas asaj që tha avokati i njohur Genc Gjokuataj gjithçka kishte të bënte me një ngjarje në vitin e largët 1996 në kohë kur Sali Berisha ishte kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Berisha asokohe sipas Gjokutaj kishte shkarkuar gjyqtaren Irena Gjoka nga sistemi pasi akuzohej për korrupsion. Kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqje nga çështja pasi ka konflikt të pastër interesi,- u shpreh Gjokutaj. “Së fundmi që opinioni nuk e di, është një gjyqtare e shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në 1996, e shkarkuar ku në cilësinë e kryetarit të lartë të drejtësisë ka qenë Berisha, pra e shkarkuar nga detyra e gjyqtarit si shkak madhor që e obligonte këtë gjyqtare të jepte dorëheqjen nga gjykimi i çështjes pasi ka pasur një konflikt të mëparshëm me personin dhe ligji në këto raste është i ftohtë e i prerë, sepse riparimi i kësaj shkelje të çon te një proçes i rregullt gjyqësor. Imagjinoni që këta prokurorë, avokatë kryesie apo gjyqtarë janë të zgjedhur ata të cilët nuk ngurojnë të shkelin ligjin dhe që mazhoranca i ka nën kalendarin e saj politik e kërkon t’i zgjidhë me mjete e sistemin juridik e kjo është pjesa më e tmerrshme e saj, me qëllim zgjedhjet për 2025” – u shpreh avokati i njohur.






















