Humbën 2 familjar nga tërmeti/ Shteti nuk na dha as pension dhe as shpenzimet e varrimit se duheshin 3 të vdekur

265
Sigal

  Me paratë e avionit që Rama na përdori për propagandë për të takuar Ronaldon në Itali do të paguheshin detyrimet dhe sigurohej pension për 10 vjet

Këshilltarët e Ramës më thanë: Pension merr po të të vdesin 3 veta në familje

 Familja e Alesio Cakonit: Shteti s’na dha as shpenzimet e varrimit

Një nga familjet e goditura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit është ajo e Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin e saj dhe vajzën 15- vjeçare, ndërsa vetë shpëtoi së bashku me djalin e vogël Alesio, i cili arriti t’i shpëtojë me shumë pak lëndime rënies nga kati i 5-të i pallatit, ku jetonte me familjen e tij. Manjola tashmë jeton me kujtime, në faqet e murit ka varur fotografitë e bashkëshortit dhe vajzës së saj 15-vjecare, Dritës. Familja Cakoni u vendos në Bathore, në një shtëpi,  ku vetë kryeministri Edi Rama shkoi për t’i vizituar në fillim. Sipas Manjolës, kanë qenë vetë njerëz të stafit të Kryeministrit që e kanë marre në telefon, e duke i premtuar se do të kishte një pension, por se veç duhet të priste. Por pas disa kohësh i thanë se nuk e përfitonte pensionin, të cilin mund ta merrte po të kishte 3 viktima në familje. Manjola tregon gjithashtu se fatura prej 3.5 milion lekësh e shërbimeve funerale, dhe e drekës mortore, e paguar nga të afërmit e saj, dhe e marrë përsipër nga shteti shqiptar, asaj nuk i është dhënë akoma. Alesio merr sot një bonus prej 150 mijë lekësh në muaj, ose 5 mijë lekë në ditë, ndërsa pensioni i burrit që humbi jetën është 40 mijë lekë në muaj. Kjo familje duhet të mbahet me 1 300 lekë në ditë. Djaloshi 11-vjeçar, vetëm pak ditë pas tërmetit, u dërgua në Itali së bashku me Aurelin, të voglin tjetër që shpëtoi mrekullisht në Thumanë, për të takuar C. Ronaldon dhe Xhanluixhi Buffon. Manjola Cakoni ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama. Slogani i kryeministrit Rama, i përdorur përgjatë periudhes së post tërmetit, ishte “ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, dëshmon se historia e familjes Cakoni u përdor për propagandë nga kryeministri Rama, i cili e çoi djalin në Torino për të takuar Ronaldon. Me paratë e avionit, mund të ishin paguar të gjitha detyrimet e premtuara, si edhe pensioni për 10 vite të tjera.