Presidenti Meta: Nuk pres fare vendimin e Gjykates Kushtetuese, une pres vetem 24 korrikun 2022

Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Populli ka nevojë të marrë në dorë fatin e vet, dhe të kërkojë llogaridhënie tek ata, që e drejtojnë atë. Pas 24 korrikut 2022 do angazhohem, për të vendosur themelet e Republikës!

Në shesh-betejë unë do të jem pas 24 korrikut, pavarësisht padurimit tuaj. Unë raportin e kam popullin tim dhe e kam të shkëlqyer. Mua “non grata” nuk më bën dot “Gruaja e Bilalit”. Unë raportin e kam vetëm me popullin shqiptar dhe atij do t’i drejtohem pas 24 korrikut.

NOA

Populli i 2 marsit është aty dhe do rritet edhe më shumë. Është populli që, e ka kuptuar se ndryshimi do ndodhe. Beteja e vërtet fillon në më pak se 1 vit dhe kjo do të ndodh te zgjedhjet e përgjithshme vendore.
Në 24 korrik mbarojë detyrën e Presidentit, dhe do t’i drejtohem popullit.