Deputeti i LSI-së i qarkut të Beratit zbardh të vërtetën e humbjes të PS-së në zgjedhjet e 2009-s
Meqë u bë modë nga politikanët konferencat e shtypit online në Facebook e Twitter, është deputeti i LSI-së Nasip Naço që zhvilloi një debat live në Facebook”. Deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, i është përgjigjur pyetjeve të një auditori të gjerë për çështje të ndryshme të politikës dhe se çfarë ofron LSI-ja, ndryshe nga pjesa tjetër e politikës. I pyetur në lidhje me koalicionin për zgjedhjet e ardhshme, z. Naço deklaroi se, LSI-ja do të bëjë koalicion në zgjedhjet e ardhshme me të gjithë ato që kanë prioritete e tyre punësimin e të rinjve dhe integrimin e vendit, që janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Por deputeti i qarkut të Beratit, për herë të parë zbardhi shkaqet pse PS-ja humbi në qarkun e Beratit 2 mandate dhe pse PD-ja, për herë të parë, pas 20 vjetësh, fitoi në qarkun e Beratit 2 mandate më shumë. Sipas deputetit, Naço, PS-ja është në opozitë, për shkak të qëndrimit të Braçes. Ja si u shpreh deputeti Naço: “PS-ja sot është në opozitë, jo për shkak të LSI-së, por për shkak të qëndrimit të z. Braçe. Ai lejoi PD-në në Berat që të merrte tre deputetë nga 1 që merrte zakonisht”.
Në fakt,LSI-ja fitoi një mandat në qarkun e Beratit, duke marrë 20 % të votave, pra, me pak vota, do të kishte fituar edhe mandatin e dytë. Dhe PS-ja, po të mos ishin skualifikuar 3.000 vota, do të kishte fituar mandatin e pestë, meqë diferenca e mandatit të tretë që fitoi PD-ja, ishte 500 vota. Kështu, që PS-ja dhe LSI-ja do të kishin nga një mandat më shumë, dhe e humbura do të ishte vetëm PD-ja, me një mandat.
E vërteta, pse Braçe “dogji” 3.000 vota për PS-në
Për 20 vjet PD-ja në Qarkun e Beratit fitonte vetëm një mandat. Ndërsa në zgjedhjet e 2009-s, PD-ja e fitoi mandatin e tretë nga PS-ja me një diferencë prej 500 votash. Kur, ndërkohë, 3.000 vota të PS-së dolën të pavlefshme. Dhe deputeti Naço, hedh dritë për qëndrimin e Erjon Braçes. E vërteta është se 3.000 vota , më shumë të hedhura për PS-në, ishin me shenja dalluese, të cilat ishin bërë të qëllimta, dhe zërat e mirinformuara brenda PS-së, bëjnë të ditur për gazetën tonë, se ishte pikërisht roli i deputetit Erjon Braçe, – siç e pohon edhe deputeti Naço, kur bën fjalë “për shkak të qëndrimit të z.Braçe”,- i cili qëllimisht skarcoi 3.000 votat që të mos i kalonin PS-së. Përse Erjon Braçe, mund të ketë mbajtur këtë qëndrim?- mund të pyesë ndokush. Kandidati që u “dogj” nga PS-ja ishte Erjon Veliaj. Po të sjellim ndërmend situatën politike të 2009-s, në qoftë se PS-ja do të fitonte mandatin e pestë në qarkun e Beratit, do të kishte më shumë shanse që në një koalicion meLSI-në, të vinte në pushtet. Kjo do të thoshte që Erjon Veliaj, tashmë si deputet, në qeverinë socialiste, do të ishte numri 2 dhe, sipas gjasave, e kishte të premtuar nga Kryetari i PS-së, Edi Rama, portofolin e ministrit të jashtëm e të zv/kryeministrit. Ato kohë, Erjon Veliaj shikohej si më i preferuari i SHBA-ve, por më vonë, këto preferenca kanë ndryshuar në dëm të Erjon Veliaj. Dhe me një Erjon Veliaj, deputet dhe numër 2 i qeverisë, shikohej si konkurrent potencial për vetë kryetarin e PS-së, Edi Ramën. Ndoshta, Erjon Braçe ka marrë “orientime” nga kryetari i PS-së, që të digjeshin 3.000 vota në qarkun e Beratit dhe bëhet fjalë për zonën e Kuçovës dhe Urës-Vajgurore, ku kandidonte Erjon Veliaj.
Edi Rama me moton në PS: “Përça dhe sundo”
Ka qenë vetë Edi Rama, që edhe pse i kishte premtuar Erjon Velisë numrin 2 në qeverisje, siç duket më vonë, nga zilia, ka ndjerë se Veliaj mund të bëhej një konkurrent potencial, ndaj gjeti mënyrën për ta djegur, Veliaj, duke i skualifikuar votat. Edi Ramës, pak i interesonte shumatorja e përgjithshme e PS-së, sepse më tepër i intereson të sundojë në PS, e më tej, ç’të teprojë, ndaj ka vënë Erjon Braçen që ta “djegë” Veliaj si deputet. Siç dihet, Erjon Braçja e ka shprehur hapur antipatinë që ka ai për Erjon Velinë, në një deklarim publik, ku u shpreh: “ Unë flas në emër të socialistëve, ndërsa në emër të PS-së flet Kryetari dhe Erjon Veliaj”. Në Kuçovë, socialistët akoma nuk kanë zgjedhur kryetarin, sepse Edi Rama përpiqet t’u imponojë zgjedhjet e tij personale. Madje, reagimet e socialistëve në Kuçova kanë arritur që të dalin hapur kundër të dërguarit të Ramës, Namik Dokles.





















