Presidenti Meta në konferencë të jashtëzakonshme

579
Sigal

Burime nga Presidenca konfirmojnë se Presidenti Ilir Meta nis nesër ditën dhe javën, në ora 8:00, me konferencën e jashtëzakonshme për mediat për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale.

Ky lajm vjen një ditë pasi Presidenti i Republikës njoftoi se do të anullonte datën e zgjedhjeve vendore, 30 qershorin 2019. Dje, Presidenti bëri këtë deklaratë:

Gjithashtu mësohet se Kreu i Shtetit do t’i japë përgjigje çdo qëndrimi dhe deklarate të Qeverisë apo mazhorancës lidhur me anullimin e zgjedhjeve.

Një ditë më parë Presidenti njoftoi se të hënën do të jepeshin argumentet shteruese për dekretin që anullonte zgjedhjet.