Presidenti Meta: Në 25 prill, referendum për të shkuar në Europë dhe për ta çuar Rilindjen në gropë

226
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Zonë e Lirë” se qëndrimet e tij nuk kanë lidhje me opozitën dhe as me partinë, por me interesat e vendit.

Meta u shpreh se më 25 prill qytetarët do të votojnë si në një referendum. “Nuk më interesojnë partitë. Unë sot jam lider i Shqipërisë. Populli i 2 marsit është 10 fishuar. Në 25 prill do ketë referendum. Duroni dhe pak e do ta shihni çfarë ka për të ndodhur. Në 25 prill ka referendum për të shkuar në Europë dhe për ta çuar Rilindjen në gropë”,- tha Meta.