Presidenti Meta: Ndarja nga jeta e Dr. Menzelxhiut, një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare

286
Sigal

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar një humbje të madhe për mjekësinë në vendin tonë, ndarjen nga jeta të kirurgut Agron Menzelxhiu. Prof. Dr. Menzelxhiu vdiq nga COVID-19 në spitalin Infektiv në Tiranë.

Në një mesazh, Meta shprehet: “Ndarja nga jeta e kirurgut të nderuar, Dr.Agron Menzelxhiu , i cili për dekada shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Elbasan dhe Tiranë, është një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare.Përherë do kujtohet me respekt si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së çdo qytetari në nevojë.

Ishte kënaqësi ta njihja nga afër.

Familjes Menzelxhiu, të afërmve, miqve dhe komunitetit të mjekëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”