Humb jetën kirurgu Agron Menzelxhiu

785
Sigal

Një lajm i trishtë vjen nga bluzat e bardha, pasi një tjetër mjek nuk e ka fituar betejën me Covid-19. Mjeku Petrit Vargu ka konfirmuar ndarjen nga jeta të kirurgut, Agron Menzelxhiu.

Përmes një postimi në facebook, Vargu shkruan se mjeku ishte shtruar në spital për një pathologji, por që pandemia i mori jetën. Në dedikimin e tij, Vargu ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe lidhjen e afërt familjare me kirurgun.

”Lamtumirë babaxhan i mirë, që të mirën ja doje të gjithëve! Askush nuk mund të tjetërsoj, ti do të mbetesh gjithmonë ai, ai që të njef i gjithë populli! Të qoftë dheu i lehte, o banor i ri i xhenetit”,- shkruan mjeku Vargu.