Presidenti Meta falenderon vendet e BE për ndihmën e dhënë në përballimin e Covid-19

253
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar vendet e Bashkimit Evropian për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë për të përballuar situatën nga Covid.

Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit ka shpërndarë videon e Bashkimit Europian, ku ambasadori Soreca bën thirrje në shqip për t’u kujdesur.“Falenderim dhe mirënjohje të thellë vendeve mike të Bashkimit Europian për ndihmën bujare të dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të COVID-19. Së bashku do t’ia dalim”, shkruan Ilir Meta.

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve zyra e BE në Shqipëri shkruan në Facebook se “Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por sfida jonë kryesore sot ka një emër: koronavirus”.