Presidenti Meta: Edi Ramën e mundi Ilir Babaramo i vetëm, imagjinoni çfarë i bën atij e gjithë Shqipëria

206
Sigal

Mbrëmjen e sotme, Presidenti Ilir Meta është i ftuar në një intervistë në televizionin lokal shkodran “TV1 Channel”, nga ku tha se Shkodra në zgjedhjet e 25 prillit do tja bëjë Ramës, 9 me 2.

Më tëj Kreu i Shtetit tha se, ai do të flas vetëm ndërmjet dekreteve, dhe do të mbrojë demokracinë me anë të dekreteve.

“Populli me një dekret të Presidentit është ushtar dhe del lufton për këtë çështje, sepse ai është një anti shqiptar. Edi Rama po mbron interesin e disa anti shqiptarëve dhe që duan shkatërrimin dhe shpopullimin e Shqipërisë, qe synojne percarjen e shqiptareve dhe ndarjen e Kosoves. Dhe jo me kot kemi parë një lobim të qarqeve anti shqiptarë, dhe kjo është një tradheti kombëtare.”,- shtoi më tej Presidenti Meta.

“U bë vite që jetojmë në klimë tensioni dhe përjashtimi. Kjo ndodh sepse kryeministri në largim ka shndërruar shtetin në një llojë bande. Dhe e ka treguar këtë edhe para katër vitesh me zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, por edhe me zgjedhjet një partiake moniste. Unë i bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë me datë 25 prill, unë jam i sigurt që çdo presion dhe shtypje do të përkthehet në derdhje pa fund votash për ndryshim. Të gjithë shqiptarët e dinë se kemi për Kryeministër një të Marrë, një të sëmurë psiqik që sot nuk tremb më askënd. Ky i sëmurë psiqik që i ngriti gishtin Shkodrës, do rëndohet shumë në ditët në vijim dhe askush nuk do ti bëjë më derman.”,- shtoi më tej Presidenti i Republikës.