Vota e 25 prillit të jetë bumerang për pushtetin e krimit dhe të inkriminuemeve!

203
Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni
Sigal

 Votoni të lirë e të pavarur për të ardhmen tuaj!

Vllazën dhe motra shqiptarë!

Bashkëvuajtës dhe qëndrestarë të diktaturë Komuniste.Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në emër të 100.000 familjeve të Përndjekurave Politike shqiptare ju fton të merrni pjesë në votime e 25 prillit 2021 dhe të votoni për ndryshimin e pushtetit të krimit dhe të inkriminueve! Vota e lirë është shpirti i demokracisë. Ҫdo deformim i saj e çon atë drejt vdekjes së sigurt. Demokracia shqiptare, ndodhet sot në një lëngim të vazhdueshëm, po vuan pasojat e këtij fenomeni që riciklohet herë pas here nga ata që duan pushtet për para, e para për pushtet. Rilindja ky sekt që është pasardhës i xhelatëve të djeshëm, po i shtrin çdo ditë e më shumë metastazat e veta kanceroze në jetët e shqiptarëve, duke u kthyer në një shpresvrasës e një gijotinë ëndrrash për ta.

Sot shqiptarët janë një popull në arrati, ku vetëm pamundësia për t’u larguar nga ky vend ka zëvendësuar klonin e dikurshëm të diktaturës. Europa kthen shqiptarët e dëshpëruar e të rraskapitur dhe kërcënon me heqje vizash.. Shqiptarët sot përjetojnë dhimbshëm një vdekje për së gjalli në atdheun e tyre që është kthyer në një varrezë gjigande për këdo që është i ndershëm dhe i drejt, dhe parajsë për çdo horr e bandit, kusar e kriminel.
Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi, nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Ky sistem zgjedhjesh, terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e Ramës, i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të politikës shqiptare.

“Shqipëria, për të rrojtur e për të lulëzuar, duhet të spastrohet nga gjithë qelbësirat e vjetra, duhet të riorganizohet në një bazë të re dhe në një mënyrë që tërë forcat morale dhe materiale të popullit të zhvillohen pa pengim. 25 Prilli po afron, thasët me miell janë bërë gati për të blerë votat e shqiptarëve, si dhe paratë, produkt i korrupsionit të vazhdueshëm për t’u hedhur pa kursim gjithandej. Shqiptarë, çdo thes me miell që merrni sot të detyruar për bukën e gojës së fëmijëve, ai shndërrohet në një grusht helm. Ҫdo 5 mijë leksh kthehet në prangosje dhe pamundësi për të ndryshuar me votën tuaj atë që dëshironi ju, duke i dhënë kështu mundësi e përmasë riskllavërimit komunist. Mjaftë vuajtëm nga paraardhësit e këtyre që janë sot në pushtet, por si duket komunizmi vazhdon të ripërtërijë vetvetën nëpërmjet pinjollëve të vet në forma të sofistikuara si pseudodemokracia, neokomunizmi apo RAMAIZMI.

Shkaterrimi i shtetit dhe degjenerimi i shoqenise shqiptare nga barbaret shqiptaro-aziatike qe imituen hordhite e stepave ruse nuk mund te vazhdoje ma gjate; ndertimi i shtetit dhe ringjallja e shoqenise shqiptare ashte sot nji domosdoshmeni historike dhe urgjente. Por, nuk ndertohet mbi boshllek, thote nji proverb francez. Duhet pastrue vendi nga mbeturinat toksike te se kaluemes sone te errte, duhen vue bazat e nji shoqenie te re shqiptare -demokratike dhe europiane -, duhet ndertue vendi dhe shoqenia jone shqiptare me ripertrimjen shpirtenore, me ringjalljen e vlerave morale tradicionale qe kane nderue Shqiperine gjate shekujve, me besen qe na mban nalt, me nderin e burrenine qe na karakterizon, me mikpritjen qe gezon respektin e gjithembarshem, dhe sidomos me flaken e pashueme te lirise dhe dashunise per atdheun. “Pushteti” i vendosun ka trathetue njenen nga detyrat ma themelore te qeverisjes: zbatimin e drejtesise kunder krimit komunist. Ne kete pike nuk ka vend diskutimi.

Me lejue kriminelet komuniste te jetojne pa dhane llogari te krimeve monstruoze qe kane krye ne kurriz te popullit tone, don te thote me mohue ekzistencen e ketyne krimeve, don te thote se nuk ka pase rezistence anti-komuniste, nuk ka pase te arrestuem, te torturuem, te denuem, te internuem, nuk ka pase mbi 10.000 te pushkatuem, 4500 Të ZHDUKUR,don te thote me mohue vuejtjet e familjeve tona dhe te te gjithe popullsise se vendit tone te shtypun pa meshire. Kjo don te thote me mohue sakrificat e nanave, motrave, bijave, bashkeshorteve tona- te femnes shqiptare qe i dha dimensionin ma fisnik rezistences sone anti-komuniste, – don te thote te zhytesh ne boten e krimit, ku gjithcka lejohet dhe askush nuk pergjigjet.

Kjo, nuk ashte Shqiperia per te cilen kemi luftue. Kjo nuk ashte Shqiperia demokratike , Shqiperia e qytetarit te lire per te cilen ne kemi andrrue. Hakmarrje? Jo! Drejtesi? Po!
Ne emen te te gjitha viktimave te komunizmit, dhe ne emen te brezive te ardhme qe nuk duhet te rijetojne kommunizmin, le te ngrejme zanin tone sa ma nalt qe mundemi, le te punojme sa ma shume e me sistem, le te mobilizohemi me goje, me shkrim, me manifestime publike e sidomos me forcen e votes se lire qe te ringjallim interesimin kombetar e nderkombetar per padrejtesine qe jetojme sot, dhe te zgjedhim si perfaqsues te se drejtes dhe te drejtesise koleget tone qe kane jetue vitet e shtypjes se militantantizmit te çmendun komunist, ne vete e familjet tona, le te nxjerrim ne drite dokumentacionin e duhun akuzues, dhe t’a bajme ate publik, material pedagogjik per edukimin e te rinjve me frymen e demokracise qe siguron lirine e dinjitetin e cdo qytetari, pavaresisht nga ndryshimet e bindjeve politike qe kemi. Duhet akoma pune, shume pune, sepse monstruoziteti komunist ne Shqiperi ka tejkalue te giitha permasat e “se Keqes” qeveritare, dhe ka mohue te drejten e jetes se lire per ma shume se tre miljone qytetare shqiptare. Le te mobilizohemi per 25 prillin, nji ndermarrje kaq fisnike, njerezore, te qytetnueme të votojmë ndryshimin, të votojmë për një parlament pa kriminele e enverista, të votojmë për qeveri perindimore, që i shërben qytetarit shqiptar.!
“Mos harroni, sepse harresa ashte vdekja e jone e dyte. Mos e mohoni drejtesine që na jep vota e lirë!” VOTONI!
Besim NDREGJONI
PRESIDENT I UNIONIT