Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores shqiptare: E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë

599
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e aktores shqiptare, Valentina Caci. ”Artistja e Merituar”, shkruan Kreu i Shtetit, fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi. ”Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë. E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë”,-shkruan Presidenti i Shqipërisë në facebook.

Postimi i plotë

Me trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur, “Artistes së Merituar” Valentina Caci.

Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë. E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë!