Presidenti Ilir Meta: Përballë nesh është një bandë që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndrangheta-s duke shtypur dhe duke dhunuar popullin e Shqipërisë.

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp në ambientet e Presidencës, nga ku tha se Shqipëria po përballet me një bandë që pastron paratë e mafieve ndërkombëtare duke shtypur dhe dhunuar popullin shqiptar.

“Janë dy institucione garant. Është Presidenti i Republikës, si simbol i unitetit kombëtar dhe i Kushtetutës, e cila bazohet në pluralizmin politik dhe jo në partinë-shtet. I dyti është populli i Shqipërisë, pa dallim i majtë apo i djathtë. Përballë nesh është një bandë, është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndrangheta-s dhe të gjithë mafies ndërkombëtare, duke shtypur dhe duke dhunuar popullin e Shqipërisë. Sa herë ta ftojnë Presidentin e Shqipërisë në beteja, aty do ta kenë me gjithë popullin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të reflektojnë, përpara se të jetë vonë.”,- tha Presidenti gjatë konferencës.

NOA

Konferenca e plotë e Presidentit Ilir Meta: 

Pyetje : Zoti Presidenti, kanë kaluar dy ditë nga ngjarjet te zyra e FRD-së. A mendoni se prania juaj në ato ngjarje e tensionoi situatën dhe shkon kundër asaj që ju jepni në mesazhet tuaja të përditshme që duhet të ketë pjesëmarrje masive në zgjedhje, që njerëzit të shkojnë qetësisht?

Presidenti Meta: Ju mendoni se Presidenti duhet të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet sipas modelit të Shijakut, të Dibrës dhe bandës së bashkisë së Tiranës?! E keni shumë gabim! Do të reagojë shumë më përpara. Presidenti dhe i gjithë populli i Shqipërisë. Nuk do të reagojmë si populli i Kirkiztanit se ne e pësuam njëherë më 2017-ën duke pritur nga të tjerët, që të na garantonin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Do të reagojmë më përpara se jemi në mes të Europës dhe e dimë shumë mirë se ç’do të thotë shteti i së drejtës dhe se ç’do të thotë zgjedhje të ndershme e të lira. Në qoftë se dikush u shqetësua se ç’do Presidenti atje kur njerëzit u goditën në prani të Presidentit nga një bandë – i kemi identifikuar edhe personat që e bënë, të gjithë të skeduar, por nuk po i bëjmë publik emrat e tyre për momentin, sepse janë me dhjetëra mijëra shqiptarë të irrituar për provokime të tilla dhe nuk duam të krijojmë incidente të tepërta, – por të jeni të sigurt: Se nuk ka forcë që e ndal Presidentin e Republikës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme aq sa do të jetë e gjithë mundësia! Me këto kapje të mediave, të pronarëve të mediave, me këto presione që janë për të gjithë siç jeni edhe ju, ku Kryeministri bën edhe veprime të dhunshme ndaj gazetareve, kur bëhen edhe akte të tilla të shëmtuara, kur bëhen montazhe të kandidateve për deputete të opozitës për t’i shpërfytyruar, një “bullizëm” që në vendet të tjera do të ishin ngritur në këmbë me kohë për t’i treguar vendin cilitdo, i cili mendon se mund të shtypë, mund të dhunojë një popull të tërë, një shoqëri të tërë, dhe të parafiksojë rezultatin e zgjedhjeve sipas porosive që merr nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë edhe ata të Elbasanit. Janë të gjithë me tendera, të gjithë me probleme ata, dhe kanë dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale. Nuk kanë dalë atje për të mbrojtur asgjë tjetër. Le të bërtasin “kushdo ik”, “Meta ik!” nuk shqetësohem fare unë. Përse do të shqetësohem? Ç‘është ky shqetësim? Përse duhet të reagohet me dhunë ndaj dikujt që bërtet “Meta ik!”? Përse i përplasin aktivitetet në të njëjtën kohë? E kujt është përgjegjësia? Përgjegjësia është e atij që ka edhe bashkinë, është e atij që kontrollon edhe policinë apo jo? Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë, sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata, që duan të terrorizojnë shqiptarët! Dhe nëse dikush nuk shqetësohet për këto sjellje skandaloze (tregon shkresën) të bashkisë së Tiranës ndaj një force politike, që ka pesë vite që kryen aktivitetin e saj atje, në qendër të Tiranës?! Sigurisht që shqetësohet Presidenti, sepse di me dhjetëra mijëra raste të tilla me letra bakalli që te Astiri, që te Shkoza, që te Bregu i Lumit, se si janë dhunuar të drejtat e pronës, të drejtat e njeriut, jashtë çdo standardi ligjor dhe funksionimi të shtetit të së drejtës në këtë vend! Dhe kjo ka ndodhur, sepse u dhunuan zgjedhjet në Shijak, sepse u dhunuan zgjedhjet në Dibër, e di gjithë bota se nuk hetohen, por promovohen kandidatë për deputetë dhunuesit e zgjedhjeve! Presidenti i Republikës nuk ka për të heshtur asnjë sekondë të vetme dhe i bën thirrje gjithë popullit që të bëhet gati për të mbrojtur lirinë e tij nga kushdo! Ndërsa analistëve të paguar, të cilët kanë nga 30, nga 40 shtëpi që ua jep “Lali Fiku” për të thënë “E ç‘rendësi kanë këto, po na ngriti tonin Presidenti”: Mos prisni President të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur shtetin e së drejtës dhe demokracinë e vendit tonë! Presidenti ka një plan të qartë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Presidenti ka vetëm një votë dhe do që vota e tij të jetë e barabartë me votën e çdo qytetari të Shqipërisë! Çdo qytetar i Shqipërisë t’i thërrasë mendjes nëse është pa punë, nëse është në atë gjendje që shkojnë e i ofrojnë 50 mijë lekë e i japin ndihmë ato me “ABI Bank” i keni parë ju, që i censurojnë, e me lloj-lloj formash e mënyrash të tjera, kjo ndodh sepse qytetarët e Shqipërisë nuk kanë treguar përgjegjshmërinë e duhur për të vlerësuar votën e tyre, për të vlerësuar fuqinë e tyre. Aty është edhe e drejta e punës. Aty është edhe ndihma ekonomike-sociale që duhet të ta japë shteti ty. Aty është edhe e drejta e pronës që të mos ta dhunojnë, të ta marrin ty e të thonë “Do të vijë sheiku këtej, e do të vijë sheiku andej!” Prandaj është edhe ajo situatë që e dini ju shumë mirë, që ndërrohen drejtorët e hipotekave çdo javë në Vlorë. Aty janë të gjitha problemet, prandaj çdo qytetar i Shqipërisë të tregojë përgjegjshmërinë maksimale për votën e tij! Është dinjiteti i tij, janë të drejtat e tij kushtetuese që shkelen çdo ditë. Kur dhunohet e drejta kushtetuese e një force politike tërësisht e ligjshme, në kundërshtim me ligjin, në mes të Tiranës, madje edhe në prani të Presidentit të Republikës, si mund të jetë i mbrojtur një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë?! Mund të ma thoni këtë gjë? Si mund të jenë zgjedhjet që po vijnë të barabarta, të ndershme dhe të lira?! Këto shikoni ju, jo tonin e Presidentit. Presidenti nuk ka dalë këtu as për “topmodel”, as për aktor, por për t’i dalë zot pluralizmit politik dhe do t’i dalë deri në fund si një ish-student i Dhjetorit që ka qenë, edhe që mbetet!

Pyetje:  Zoti President, konflikti politik por dhe social tashmë duket evident. U pa tek zyrat e FRD-së, ku ju ishit prezent, u pa dhe një ditë më parë në Elbasan, përplasje mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Gjuha e ashpër dhe dalja hapur e juaja kryesisht me kritika kundër kryeministrit dhe qeverisë. A do ta lej vendin pa një institucion garant, që mund të ndikoj në stabilitetin politik?

Presidenti Meta: Janë dy institucione garant. Është Presidenti i Republikës, si simbol i unitetit kombëtar dhe i Kushtetutës, e cila bazohet në pluralizmin politik dhe jo në partinë-shtet. I dyti është populli i Shqipërisë, pa dallim i majtë apo i djathtë. Përballë nesh është një bandë, është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndrangheta-s dhe të gjithë mafies ndërkombëtare, duke shtypur dhe duke dhunuar popullin e Shqipërisë. Sa herë ta ftojnë Presidentin e Shqipërisë në beteja, aty do ta kenë me gjithë popullin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të reflektojnë, përpara se të jetë vonë.

Pyetje: Zoti President, të shtunën ju i bëtë thirrje opozitës në zyrat e FRD-së që të zgjohet. A u zgjua opozita, apo duhet të bëni ju veprime të tjera për ta lëkundur atë? Pyetja e dytë, për një çështje që ju keni reaguar më herët. Si e shikoni sjelljen e Kryeministrit ndaj grave në politikë, por dhe vajzave dhe grave në gazetari? A e shikoni shqetësuese marrëdhënien e Edi Ramës me mediat?

Presidenti Meta: Kam një këshillë për ju, mos i qëndroni afër kur i bëni pyetje, sidomos ju që bëni pyetje të pa porositura. Së dyti, se cilat janë raportet e tij dhe qeverisë me median, shikoni raportet e Komisionit të Venecias dhe  Komisioneres për Median, të gjitha raportet ndërkombëtare. Nuk ka raporte me sterrë, për një vend i cili synon dhe që duhet ti kishte çelur me kohë negociata me Bashkimin Europian. Këto gjëra i dini ju më mirë, i dinë pronarët tuaj. Por, për këtë çështje, do të flasim ditë më pas. Ajo që është e rëndësishme është që gjithë ky regjim mediatik i gënjeshtër në tërësinë e vetë, jo 100%, populli shqiptarë e ka kuptuar, dhe kjo vetëm prodhon efektin e kundërt. Nga liria e votës në 25 prill, do të vijë dhe liria e medias  dhe informimit të publikut me vërtetësi për gjithçka.

Pyetje: Zoti President, të shtunën ju i bëtë thirrje opozitës në zyrat e FRD-së që të zgjohet. A u zgjua opozita, apo duhet të bëni ju veprime të tjera për ta lëkundur atë?

Presidenti Meta: Unë nuk e di se çfarë bën opozita, unë di që treni i demokracisë i zgjedhjeve, i votave të lira nuk ndalet. Jemi ankuar që opozita nuk hynë në zgjedhje, tani bëjmë gjithçka për ta provokuar, që dal opozita nga zgjedhjet. Të gjitha këto për çfarë bëhen.. ? A ka qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, që nuk e kupton pse përdoret një dhunë e tillë e paligjshme ndaj një force politike.!  Ku sipas të gjitha kritereve ligjore ka 5 vjet që ndodhet atje, që ka edhe kontratë me Erion Veliajn, kontratë që ju e patë dhe  vetë, apo jo ? Pse përdoret gjithë kjo dhunë.! Menjëherë sapo ajo bën marrëveshjen,  e cila është punën e saj që të marrë pjesë në zgjedhje me koalicionin opozitar. Pse..? Mirë që hiqen njerëz nga puna, se kanë qenë në koalicion këta me pushtetin lokal dhe FRD-ja, ka marrë pjesë në zgjedhje e paligjshme, ato të fundit vendoret. Po si mund të bësh ti një akt të tillë.? Dhe e bën këtë, dhe në prezencë të Presidentit të Republikës. Po kur nuk është Presidenti çfarë ndodh? Ju e dini se çfarë ka ndodhur të Astiri , apo jo? E dini çfarë ka ndodhur te Bregu i Lumit, u kanë hedhur gaz lotsjellës nënave me foshnje për ti nxjerrë nga shtëpia si nazist. Ky është fashizëm. Dhe mediat marrin lek nga inceneratorët dhe nuk japin faktet dhe gjithë ato aferat e zeza të tjera.. Këtu po vdesin njerëzit nëpër spitale, për një grusht ilaçesh. Ndërkohë, ai vë policin të denoncojë dy vajza  se humbën babin.. Ku ato, as akuzuan policinë dhe asnjë njeri, por ato  kishin probleme me spitalin. Dhe nëse do kishin probleme me spitale, i denoncon spitali ato, jo policia. Sepse policia nuk ka punë më këto çështje. Nuk lejon Ilir Meta instalimin e  një junte, ua kam thënë më kohë këtë. Ilir Meta nuk po bën një betejë për veten e tij e bën për gjithë popullin e Shqipërisë. Është detyrë e Presidentit t’i dalë për zot Kushtetutës dhe nuk pret nga askush tjetër, që t’i dalë për zot Kushtetutës së Shqipërisë. Gjak i derdhur për demokraci. Gjak i derdhur nga Havzi Nela. Fëmijët e xhelatëve që nuk kanë kërkuar falje akoma duan të rrëzojnë një popull të tërë, më hajdutë, më trafikantë, me këlyshët e Ndrangheta-s. Përgjigjen do ta marrin kudo, nëse do të vazhdojnë në këtë rrugë. Përgjigja do të jetë një popull i tërë, ndaj ca lëtyrave, spaçatorëve dhe horrave.

Pyetje: Çfarë afati ka pasur kontrata midis Bashkisë së Tiranës dhe Frymës së Re Demokratike. A ka pasur nj ë afat përfundimi kontrata? Ju jeni në dijeni?

Presidenti Meta: Zonjë, i thoni Lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos dhe me ato që nuk firmos. Dakord? Sepse e ka ndritur tek inceneratorët, ku ka shkelur të gjitha ligjet e shtetit shqiptar dhhe ka futur në borxh gjithë !arkun dhe banorët e Tiranës për të vjedhur horrat, që nuk ka për të ndodhur kurrë.

Pyetje: Në vitin 2017, ju shpreheshit se koalicioni i vogël po funksionon shumë mirë, duke ju referuar bashkisë së Tiranës…!!!

Presidenti Meta: E di që jeni mërzitur pak dhe ju për këtë gjë…!

Pyetje: Jo nuk jemi mërzitur, po pse keni ndryshuar mendim për Erion Veliaj? Çfarë ka ndodhur mes jush?

Presidenti Meta: Çfarë ka ndodhur këtu? Degradim skandaloz  i shtetit ligjor. Çfarë janë këto? A nuk janë fakte? A janë të vërteta këto? Janë fakte, çfarë duhet të presim më…! Prandaj të gjithë të reflektojnë.  Vetëm vota e shqiptarëve e zgjidh këtë situatë. Asnjë të mos shesë votën! Do të ketë një plan tepër transparent nga Institucioni i Presidentit në bashkëpunim me gjithë popullin e Shqipërisë kundër gjithë atyre që përfshihen në krime elektorale, shkeljet e të cilave janë të sanksionuara në ligje. Çdo individ, zyrtar apo kandidat që do të përfshihet në këtë çështje, do të mbaj përgjegjësi shumë të madhe. Ndërsa horrave dhe banditëve që u jep zemër kryehorri, viti 2005 dhe 2006 do t’iu duket lule.