Paketa e zgjeruar financiare, Rama: Përfshihen biznesi i madh, fasoneritë, sektori turistik…

337
Sigal

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë me dije se ditën e sotme në orën 19:00 do të prezantojë paketën e re të zgjeruar financiare për përballimin e situatës si pasojë e Covid-19.

Ai ka bërë të ditur më herët se në këtë paketë do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.