Në vijim të intervistës Presidenti Meta tha se: “Nëse do funksiononte Reforma në Drejtësi, i pari në burg do ishte Adrian Dvorani e thotë qartë raportit i Komisionit të Venecias. E dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, Reforma në Drejtësi, është edhe ajo që vajti u betua të Ura e Lanës.”
Në vazhdimësi të diskutimit për Reformën në Drejtësi, Kreu i Shtetit tha: “Reforma në Drejtësi është ajo që ka denoncuar LSI aferën e inceneratorëve, ku Rama këta persona të përfshirë në këtë aferë i ka vendosur me prioritet në listat e partisë së tij. Për këta persona ka spostuar figura të njohura të Partisë Socialiste, me qëllim që ti bëj thirrje SPAK-ut që pusho ti, se këta i kam deputet dhe i kam në mbrojtje. Dhe u thotë këtyre që mos flisni ju për mua dhe për ata të tjerët se ne i kemi bërë bashkë këto, sepse Ju u mbrojmë ne, pra kjo është Reforma në Drejtësi.”
Duke vazhduar fjalën e tij për zgjedhejt Presidenti tha: “Unë mendoj që populli opozitar është shumë herë më i madhe dhe i fuqishëm se vete opozita. Ndërkombëtaret do të jenë në paradhomën e Kryeministrit me 26 prill, dhe do të jenë gjithmonë me ata që do të votoje populli.”