Favoritët nuk zhgënjejnë, Roma, Tottenham dhe Arsenal prekin kualifikimin (VIDEO)

249
Sigal

Janë mbyllur 4 ndeshjet e fundit në Ligën e Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve.

Roma ka mposhtur 3-0 Shaktar Donjetskun, në një ndeshje të dominuar nga verdhekuqtë gjatë gjithë ndeshjes. Pelegrini në minutën e 23’, El Sharaui në minutën e 73’ dhe Mançini në minutën e 77’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme italianëve, të cilët tani mund të thuhet se janë me një këmbë në fazën tjetër.

Fitore ka korrur edhe Arsenali, që ka mposhtur me rezultatin 1-3 Olimpiakosin në transfertë. Totenhemi ka mposhtur në shtëpi Dinamon e Zagrebit me rezultatin 2-0, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren. Ndeshja tjetër ishte ajo mes Granadës dhe Moldes, e cila u fitua nga spanjollët me rezultatin 2-0.

REZULTATET:

Roma-Shaktar 3-0
Pelegrini 23′, El Sharawi 73′, Mancini 77′

Granada-Molde 2-0
Molina 26′, Soldado 76′

Olimpiakos-Arsenal 1-3
El Arabi 58/ Odegard 34′, Gabriel 79′, Elneni 85′

Totenham-Dinamo Zagreb 2-0
Kane 25′, 70′