Klajda Gjosha: Këshilli i Integrimit, viktima e radhës së një pushteti shfarosës të çdo qelize të demokracisë

409
Sigal

 

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shpreh keqardhjen e saj për degradimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, i cili në vend që të ishte një organ këshillimor, i cili jep sugjerime, opinione, alternativa mbi iniciativa konkrete të qeverisë mbi proçesin e integrimit evropian, sot është viktima e radhës së një pushteti shfarosës të çdo qelize të demokracisë.

Në këtë kontekst, Gjosha shpreh çudinë e saj se si ka mundësi që përfaqësuesit e drejtësisë së re paraqiten në Këshill duke zbatuar urdhrat e politikanëve, ndërkohë që politika duhet të frikësohet para njerëzve të drejtësisë?!

Reagimi Ghoshës

Këshilli Kombëtar i Integrimit fatkeqësisht sot është katandisur në një komision të thjeshtë parlamentar, ku ministrat vijnë raportojnë për pagat e institucionit të vettingut dhe investime në godina.

Ndjehem e keqardhur që politika vazhdon të përdor edhe këtë instancë për të vazhduar më tej propagandën fasadë të një procesi integrimi që po shuhet cdo ditë e më shumë.

Dëshiroj t’i rikujtoj përfaqësuesve të Këshillit se Këshilli Kombëtar i Integrimit është një organ këshillimor, i cili jep sugjerime, opinione, alternativa mbi iniciativa konkrete të qeverisë mbi proçesin e integrimit europian. Sot do duhej të ishte dita kur anëtarët e Keshillit të kërkonin llogari mbi implementimin e stategjisë për negociatat dhe cfarë hapash ka ndërmarrë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zbatuar rekomandimet e tyre që nga mbledhja e kaluar!
Sot do të duhej që shoqëria civile të kishte të drejtën e fjalës para Ministrave që vijnë e ikin për show duke lexuar raporte që as ata vetë nuk i besojnë.
Sot do të duhej që pikërisht këta përfaqësues të vinin para përgjegjësisë qeverinë për raportin që Shqipëria i ka dërguar Komisionit Europian për vitin që lamë pas. Do të duhej të sugjeronin amendimet e tyre mbi raportimin e 5 prioriteteve kyçe dhe të kërkonin llogari për raportin e posaçëm të numrit të azilkërkuesve shqiptarë!
Si ka mundësi që përfaqësuesit e drejtësisë së re paraqiten në Këshill duke zbatuar urdhërat e politikanëve, ndërkohë që politika duhet të frikësohet para njerëzve të drejtësisë?

Por ndoshta si cdo institucion tjetër në këtë vend që ka pushuar së funksionuari, edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit ka filluar degradimin e pamerituar, duke mbyllur një herë e mirë ryrugën e një procesi historik dhe jetik për Shqipërinë, sic është ai i integrimit europian!

Këshilli sot është pa asnjë dyshim viktima e rradhës së një pushteti shfarosës të cdo qelize të demokracisë!