Presidenti Ilir Meta: Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa

267
Sigal

Pas mesazhit të publikuar në “Twitter” nga aktori Leonardo DiCaprio, Presidenti Ilir Meta ka ripostuar në faqen e tij zyrtare në “Twitter” këtë mesazh dhe ka shkruar:

E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Falëminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues.
Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.
#VjosaNationalParkNow