Petrit Vasili: Rama një kriminel, që shantazhon shqiptarët me vaksinat

216
Sigal

Pasditen e sotme me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje SPAK-ut që të nis hetimet për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ky i fundit po shantazon shqiptarët me vaksinat anti-covid, nëse Rilindja humbet më 25 prill.

”KQZ-ja të veprojë, boll mbylli sytë përpara këtij horri sadist që nuk kursen as shëndetin e shqiptarëve për karrigen e qelbur të tij. Shqiptarë ndëshkojeni në mënyrë të pamëshirshme këtë sadist me votën tuaj më 25 prill”,- shkruan Vasili në mesazhin e tij.

Mesazhi i tij i plotë: 

Rama një kriminel, që shantazhon shqiptarët me vaksinat. Edi Rama shantazhon në mënyrë kriminale shqiptarët e thote: S’ka më doza kështu si tani po ikëm ne!”

SPAK të fillojë menjëherë hetimin dhe arrestojë këtë kriminel, që guxon të shantazhojë qytetarët me shëndetin e tyre.

KQZ të veprojë, boll mbylli sytë përpara këtij horri sadist që nuk kursen as shëndetin e shqiptarëve për karrigen e qelbur të tij. Shqiptarë ndëshkojeni në mënyrë të pamëshirshme këtë sadist me votën tuaj më 25 prill.