Presidenti Ilir Meta: Duhet një Nuremberg shqiptar, ministrja e Drejtësisë sot duhej të ishte në burg

336
Sigal

Në vijim të intervistës Presidenti Ilir Meta u shpreh, se nuk është në interesat e tij se kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk është as një ballafaqim midis Metës dhe Ramës, sicc e interpeton dhe Kryeministri. Presidenti tha se, ky është një ballafaqim midis instalimit të autokracisë dhe kleptomanisë në këtë vend në shërbim të interesave të të tjerëve, Rama është thjeshtë një peng i tyre.

Duke vazhduar të fliste për zgjedhjet që na presin, Kreu i Shtetit u shpreh se më 25 prill gjithë “prozhektorët” e botës do të jenë të drejtuara nga Shqipëria, dhe nuk duhen lejuar në asnjë mënyrë akte të jashtëligjshme dhe dhune. Presidenti gjithashtu bëri të ditur se ka një plan të qartë për mbrojtjen e votës që populli i Shqipërisë të fitojë. Plani sipas Kreut të Shtetit është të indentifikojë ccdo kandidat  i cili kryeni krime zgjedhore, duke mbajtur ccdo gjë transparente dhe të monitoruar. Pjesë e plani është dhe informimi për ccdo manipulim që mund të bëhet gjatë procesit zgjedhor.

Presidenti Meta u kthye në kohë duke rikujtuar marrëveshjen e bërë me Kryetarin e PS, për Shqipërinë Europian, të cilën ky i fundit u tregua tepër i kujdesshëm për zbatimin e saj deri në pritjen e zgjedhjeve vendore duke ditur që pa koalicionin me LSI bashkitë ishin të humbura. Presidenti thotë, që kushti ka qenë votimi i tre ligjeve. Por, pas mosmarrëveshje Kreu i Shtetit është i bindur që mes tij dhe Kryeministrit Rama nuk do të ketë kurrë më marrëveshje politike.

Në vijim të intersivtës, Shkëlqesia e Tij bëri më dije se të gjithë duhet ta kenë të qartë, që në këtë “betejë” ai nuk është i vetëm pasi me të është dhe gjithë populli shqiptar.

Presidenti Meta gjithashtu iu drejtua të gjithë atyre personave që të cilët janë të përfshirë në krime për të mbajtur Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuesi dhe që i kanë shkaktuar Shqipërisë milarda euro humbje do të ketë për ta një “Nuremberg” shqiptar dhe në “Nurembergun” shqiptar do shkojnw tw gjithw ata qw prekin zgjedhjet. Unë e mbaj fjalën.

Kreu i Shteti ka hedhur akuza të shumta dhe ndaj ministres së Drejtësisë duke thwnw se, sot ajo duhet tw ishte nw burg. Pergjigjen që ende nuk e ka marrë nga drejtwsia do ta marrw mw 25 prill nga qytetarwt e Tiranws. Presidenti deklaroi se, ne e dimë shumë mirë se çfarë presioni mafioz i është bërë Presidentit, që të pranonte një kandidate pwr Gjykatwn Kushtetuese që e rrëmbeu mazhoranca në mënyrë ta paligjshme dhe për të cilën Ministrja e Drejtwsisw duhet të ishte në burg dhe jo vetëm, por me te gjithë grupin kriminal që falsifikoi letrat per ate kandidate që u betua te Lana, duke paguar lekët për të qenë anëtare në Gjykatë Kushtetuese.