Profili i zi i kandidatit me dosje penale 400 milionë Euro në SPAK/ Nga prehri i Berishës, kaloi në prehrin e Ardian Fullanit; të Leftër Kokës si Sekretar i Përgjithshëm; më pas Sekretar te Ilir Meta në Presidencë dhe prej 2 vitesh në prehërin e Edi Ramës si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve e Landfilleve ku ka firmosur miliona Euro me tendera fiktivë e tashmë kandidat për deputet i “Rilindjes”, ku zëvendëson një zonjë, personalitet të shoqërisë e parlamentarizmit dhe figurë potenciale të PS
Në listën e kandidatëve të “Rilindjes” në Tiranë, Babloku ka futur dhe Alqi Edmond Bllakon nga Kolonja, i cili nuk është “personalitet dhe prurje e re”, siç e prezantoi Edi Rama e pas tij dhe Erjon Veliaj, por person bërë publik për aferat e tyre.
Kandidimi është bërë, për “kontributin” si menaxhues dhe firmosës i 3 landfilleve gjatë detyrës sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ku ishte emëruar nga Lefter Koka, për “meritën” si bashkëshort i vajzës së motrës.
Afera 400 milionë Euro e plehrave, i kishte lidhur aq shumë në abuzime Lefter Kokën e Alqi Bllakon, sa ky i fundit edhe pse u divorcua nga mbesa e tij si “kurban” i tradhëtisë së saj; Teri nuk u përzuri nga detyra e sekretarit të ministrisë.
Lidhjen e tyre nuk e shkëputi dot, fakti që ish gruaja e Alqi Bllakos dhe mbesë e Lefter Kokës, u martua me nipin e Nasip Naços, por e forcoi më tepër, sepse pisllëqet që kishin bërë, ishin më të forta se morali.
Madje aq i fortë ishte diktati i Alqi Bllakos mbi Lefter Kokën, sa edhe pas ikjes së LSI nga tepsia e “Rilindjes”; më 31 korrik 2017 e çoi me detyrë Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë te Ilir Meta.
Ndërsa në muajin shkurt 2019, pas largimit që i bëri Ilir Meta nga Presidenca, Lefter Koka “negocioi” me Ramën dhe e emëruan Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve e Landfilleve, ku qarkullojnë afro 500 milionë Euro tendera në vit.

Tashmë është kandidat për deputet i “rilindjes” në Njësinë nr.1 Tiranë, kur sipas zonës, rezulton se ka zëvendësuar deputeten Elona Gjebrea (Hoxha), një nga figurat serioze e kontribuese në PS, në shoqëri e në parlamentin shqiptar; si dhe bijë e nuse e dy familjeve të njohura për kontribute ndaj vendit.
Kandidmi i Bllakos për deputet, nuk është bërë për vlera intelektuale, por si shpërblim i detyruar nga Rama-Veliaj-Koka, për firmat që ai ka hedhur në PPP-të e plehrave; për të cilat së bashku me Terin e Lali Erin është i kallëzuar në SPAK,
Ndryshe nuk ka asnjë logjikë, të ngjitet kaq shpejt në majën e pushtetit, të bëhet pjesë e klanit mafioz qeveritar e tashmë të çohet në parlament, një anonim nga fshatrat e Ersekës; i cili nuk ka guximin të tregojë as diplomën e marrë në një universitet privat në Tiranë (siç thotë).
Fakte/ Karriera e Alqit të Terit e landfilleve, ka nisur në moshën 18-vjeç (2005), kur me rekomandim të Ridvan Bodes e Rezart Taçit, u fut “këshilltar” në PD.
Në moshën 21-vjeç (2008), me rastin e 3 vjetorit të “COP”, u vlerësua me “Çertifikatë karriere” nga Sali Berisha, me motivin “Për “guxim në denoncimin e vjedhjeve të Edi Ramës në Bashki”; ndërsa sipas “CV”, më 2011 ka marrë “Çmimin e Parë” nga ish-guvernatori Fullani, për aftësi në menaxhimin e TVSH nga bizneset.
/pamfleti.net






















