Gjendet kolltuk i ri për Denar Bibën; nga KQZ, ‘rehatohet‘ në Autoritetin e Konkurrencës me mandat 5 vite

344
Sigal

Me letra është institucion i “pavarur”, por është blinduar me militantë të kupolës së “Rilindjes”

Edhe pse Autoriteti i Konkurrencës, quhet institucion kushtetues i pavarur nga politika, në krye të saj është shtuar një tjetër Drejtues Komisioni, militant i partisë në pushtet. Bëhet fjalë për emërimin e Denar Biba, deri para 3 muajve në krye të KQZ, me post 3 herë zv/kryetar e 1 herë kryetar në 8 vitet e fundit; anëtar dhe përfaqësues i “Rilindjes”. Me propozim të grupit parlamentar të PS dhe me Vendim nr. 29/2021, datë 08.03.2021 të Kryesisë së Kuvendit, ish-zv/kryetari i KQZ, Denar Biba, është emëruar Anëtar i Komisionit të Konkurrencës me mandat 5 vjeçar. Pas këtij emërimi, Autoriteti i Konkurrencës është bërë me 5 drejtues, ndërkohë që të 41 zyrartët e tjerë drejtues e inspektorë sektorësh, janë anëtar të “Rilindjes”, shumica familjarë të kupolës së kësaj partie.

Kujtojmë, se më 30 dhjetor 2019, gruaja e Denar Bibës, ish-Këshilltare Ligjore në Gjykatën e Lartë, dha dorëheqjen 1 javë para datës së “Veting”, nga frika e pasurive të paligjshme dhe cënimit të integritietit gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërsa më 14 shkurt 2020, ose 40 ditë pas shkarkimit nga KPK dhe përjashtimi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, kryeministri Edi Rama e emëroi Anëtare të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Ujit në Ministrinë “Balluku”, duke i bërë burrë e grua, drejtues në dy institucone ku kontrollohen tendera, çmime, shtje kapitalesh, PPP, licensa e biznese.

/Pamfleti