Reforma Zgjedhore, mblidhet sot online Këshilli Politik. Pritet të caktohet…

328
Sigal

Rreth dy muaj pas mbledhjes së fundit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesit e të gjitha partive politike mblidhen sërish për të caktuar agjendën e re të punës.

Ndryshe nga mbledhja e 9 marsit, këtë të hënë, takimi do të bëhet sipas rregullave të reja të diktuara nga situata e pandemisë.

Përfaqësuesit e maxhorancës, përfaqësuesit e deputetëve të rinj në Parlament dhe përfaqësuesit e opozitës do ta zhvillojnë mbledhjen online.

Takimi i sotëm pritet që të caktojë axhendën e re të punës së Këshillit Politik. Deri më tani, palët duket se kanë gjetur dakordësinë për çështjet që kanë më pak prioritet, ndërkohë për çështjet e nxehta, si depolitizimi i administratës zgjedhore, financimi i partive, roli i Policisë në zgjedhje dhe për votimin elektronik ende nuk ka një marrëveshje.

Ndërkohë, të dyja palët janë shprehur të gatshme ta përfundojnë draftin deri në fund të majit.

Megjithatë, miratimi nga Parlamenti s’mund të bëhet para datës 23 qershor, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.