Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kinë, 17 raste në 24 orë, katër në Wuhan

301
Sigal

Në 24 orët e fundit Kina ka raportuar 17 raste të reja të koronavirusit, duke arritur kulmin e dy javëve të fundit, nga të cilat shtatë të importuara dhe dhjetë raste të brendshme.

Raste që janë brenda Kinës janë të ndara midis provincave të Hubei (5), Jilin (3), Liaoning (1) dhe Heilongjiang (1).

Rastet e Hubeit i referohen kryeqytetit Wuhan, vendit të shpërthimit të pandemisë. Dje u shënua rasti i parë në Wuhan pas më shumë se një muaj, ndërsa sot raportohen edhe katër raste të tjera.

Sipas Komisionit Shëndetësor në Hubei, rastet me koronavirus në Wuhan janë asimptomatik. Wuhani, me 11 milionë banorë, ka kaluar më shumë se dy muaj në karantinë, nga fundi i janarit e deri në fillim të prillit. Pak nga pak, qyteti po kthehet në normalitet dhe shembull për këtë është kthimi në klasa i disa nxënësve të mërkurën e kaluar.