Aksident tek “Ura e Dajlanit”, plagoset drejtuesi i motorit

101
Sigal

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident tek “Ura e Dajlanit” në Durrës.

Mësohet se një makinë tip “Ford” është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi i motorit rreth 65-vjeç, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.10.2020, rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.