Presidenti Ilir Meta bën akuzën e fortë: U paguan euro për votën e shkarkimit të presidentit

193
Sigal

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar te turpshëm paralmentin aktual, duke deklaruar se deputetët u blenë me euro, për të votuar shkarkimin e tij. Presidenti theksoi se do të jete në detyre deri ne fund te mandatin dhe pret të bashkëpunoj me kuvendin e dale nga zgjedhjet e 25 prillit.

Dy ditë pasi Kuvendi miratoi shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta iu rikthye konferencave me gazetarët, duke e cilësuar të turpshëm parlamentin aktual. Kreu i shtetit bëri deklarata të forta, duke thënë se u blenë vota, për shkarkimin e tij.

Presidenti Meta u rikthyer pas në kohë, duke sjellë në kujtesë, sulmet e Kryeministrit Rama, gjatë fushatës zgjedhore, me argumentin se ai u përfshi në një fushatë për të mbrojtur zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa e cilësoi Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, si një rikthim në pluralizmin politik, Ilir Meta e la të hapur derën e bashkëpunimit institucional, me mazhorancën dhe opozitën.

Megjithëse fati i tij, politik është tashmë në dorën e Gjykatës kushtetuese, Kreu i shtetit u shpreh i bindur se do të çojë deri në fund, mandatin e tij si president.

Presidenti e la të mjegullt, të ardhmen e tij politike dhe planin për tu rikthyer ne krye te partisë që themeloi vite me parë.