Pa patentë dhe me armë të ftohtë në makinë, arrestohet nga “Shqiponjat” korçari me precedent penal

49
Sigal

Policia e Korçës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi është kapur duke lëvizur me armë të ftohtë në makinën që e drejtonte pa leje drejtimi.

Në pranga ka rënë i riu A. B., me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike).

Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip “Volkswagen”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.