Shtie me armë lodër, dënohet me 5 vjet burg shqiptari në Londër

608
Një shqiptar, i cili qëlloi me armë në drejtim të një bande është dënuar me 5 vite heqje lirie.
Kujtim Elezaj, i cili qëndronte ilegalisht në Angli, nxori imitim pistolete dhe nisi të shtinte në drejtim në personave që ishin përfshirë në një sherr në rrugët e Oxford –it lindor.
25-vjeçari, i cili do të deportohet drejt Shqipërisë pasi të ketë kryer gjysmën e dënimit në Britani, u përpoq që të gënjente rivalët sikur po i qëllonte me armë të vërtetë dhe se ata do të plagoseshin apo do të mbeteshin të vrarë.
Gjykatësi Peter Ross, e dënoi Elezaj për veprimin e tij teksa dha verdiktin për të. I riu shqiptar besohet se përdori një imitim arme që përdoren nga qitësit olimpikë.
“Dhuna ekstreme” mes dy bandave shqiptare do ketë qenë e tmerrshme për dëshmitarët që ndodheshin në atë moment në rrugën Ridgefield, tha gjykatësi.
Ross tha gjithashtu se do ta rishikonte dënimin për Elezaj nëse ai do të tregonte se ku e kishte fshehur armën.
Vetë i pandehuri i tha gjykatësit se kishte vepruar në vetëmbrojte dhe donte vetëm që t’i frikësonte.
Sigal