Apeli rrëzon kërkesën e Veliajt, nuk e ndryshon trupin gjykues

329
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të rrëzojë kërkesën e Bashkisë për ndryshimin e trupës gjyqësore që po gjykon çështjen e pallatit tek diga e liqenit.
Bashkia kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve Arjan Qafa, Enkelejda Softa, Alkelina Gazidede, duke argumetuar se ata kanë lidhje familjare me aksionerët që po ndërtonin pallatet tek diga. Vendimi për të ndryshuar trupën gjyqësore është shtyrë 2 herë. Ndërkohë në datën 19 maj do të shqyrtohet çështja në themel për kërkesën që ka bërë IKMT dhe Bashkia për shfuqizimin e lejes së ndërtimit të pallatit 17 katësh.