Erdogan në Tiranë: Luftojmë terrorizmin kanë baza dhe në Shqipëri

477
Presidenti Turk, Erdogan ka deklaruar gjatë ceremonisë për nisjen e punimeve të Xhamisë së Namasgjasë se në Turqi veprojnë organizata paralele të cilat zyrtarisht ai i cilësoi si terroriste.
Ndrësa theksoi se Turqia do ta luftojë këtë organizatë terroriste kudo në botë, Erdogan theksoi se kjo organizatë ka baza të saj edhe në Shqipëri.
“Jeni në dijeni që në vendin tonë po luftojmë kundër një strukture paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht atë si një organizatë terroriste që kërcënon vendin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate do ta vazhdojmë pa ndërprerje. Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë edhe në Shqipëri. Unë me vëllezërit e mi të vyer, zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen që ata do të bëjnë atë që duhet. Unë kam bindje e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë këtë organizatë dhe anëtarët e saj. Turqia me kryesinë e çështjeve fetare dhe me institucionet e tjera është e aftë të sigurojë të gjitha ato shërbime që kjo organizatë ka bërë këtu në Shqipëri. Për këtë çështje duhet të jemi të qartë, duhet ta kemi të qartë.”- tha Erdogan.
Më tej gjatë fjalës së tij vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri duke u shprehur se ndërtimi i Xhamisë së Namasgjasë pranë kishës është një shembull mjaft i mirë i urtësisë shqiptare. 
“Xhamia kur të përfundojë do të jetë një simbol i qartë i marrëdhënieve të mira mes 2 popujve tonë. E shikoj si shenjë unifikuese. Kjo Xhami ndodhet pranë kishës, është një shembull mjaft i mirë i urtësisë shqiptare.”- tha Erdogan.
Gjithashtu Presidenti Erdogan ndërsa bëri me dije se pas kësaj ceremonie do të inauguronte Xhaminë e Pezës, përmendi edhe një sërë projektesh të tjera në vendin të cilat financohen nga Turqia.
“Do të rikonstrukturojmë edhe xhaminë e Et’hem Beut. Është duke përfunduar projekti për rikonstrukturimin e monumenteve në qytetin e Gjirokastrës. 286 projekte në të gjithë Shqipërinë. Rikonstrukturojmë spitalin e Kukësit.”- tha Erdogan.
Presidenti turk, Erdogan ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve të Xhamisë së Namazgjasë, ku në mënyrë simbolike bashkë me Presidentin Nishani vendosi gurin e parë në themel. Komuniteti Mysliman i Turqisë ka investuar me 30 milionë euro për ndërtimin e xhamisë së madhe për besimtarët e fesë islame.
Presidenti Nishani, risolli në vëmendje vuajtjet e besimtarëve myslimanë dhe jo vetëm gjatë regjistrimit të egër të diktaturës komuniste, ndërsa theksoi se pavarësisht besimit që i përkisnin, ata vendosën të bashkëjetonin mes tyre në qeli Presidenti risolli në vëmendje kohën e diktaturës duke deklaruar se për gati një çerek shekulli Shqipëria përjetoi një masakër çnjerëzore ndaj besimit.
“Jam tepër i lumtur dhe i nderuar zoti president që bashkë me ju finalizojmë fillimin e punimeve për besimtarët myslimanë shqiptarë. Shqipëria është një model I bashkëjetesës shqiptare. Jo vetëm ne gëzojmë dhe respektojmë në liri besimin e njëri­tjetrin, por dhe gjatë periudhës komuniste, ku pjesëtarë nga të gjitha fetë u persekutuan, shumë prej tyre shkuan drejt kuadrave të pushkatimit, apo ndanë qelitë, së bashku, pavarësisht fesë që i takonin.Këtë e bënë në emër të Zotit, në emër të lirisë”. Me qindra faltore u rrafshuan për të çrrënjosur besimin nga shqiptarët. Kjo arsye e bën edhe më të rëndësishme këtë faltore që ju besimtarëve shqiptarë ju dhurohet, juve që ruajtët me dinjitet Zotin brenda vetes suaj, brenda shpirtit tuaj edhe në ditët më të vështira të diktaturës. Juve që transmetuat me devotshmëri brez pas brezi, ndjenjat dhe mësimet e vyera të fesë islame, si fe që në thelbin e saj ka dinjitetin, respektin ndaj individit dhe tolerancën”,- tha Presidenti Nishani.
Më tej ai tha se ndërtimi i Xhamisë është shprehje e gatishmërisë së Komunitetit Mysliman të Turqisë për të ndihmuar shqiptarët, vecanërisht besimtarët muslimanë.
“Kjo xhami që ne sot po i vëmë në mënyrë simbolike gurin e themeli është shprehje e vullnetit, është shprehje e gatishmërisë më të lartë të komunitetit mysliman të Turqisë për të ndihmuar shqiptarët dhe veçanërisht besimtarët myslimanë të vendit tonë. Historia ndërmjet dy popujve tanë është një histori e gjatë, ku kemi marrë e dhënë nga njëri­tjetri, por mbi të gjitha një miqësi tradicionale. Respekti reciprok për vlerat dhe kulturën e njëri­tjetrit, një lidhje e veçantë, ku liria paqja dhe siguria janë në themelet e saj. Kjo është një miqësi që po përpiqemi ta kultivojmë së bashku në kushtet e një globalizmi. Le të jetë Xhamia e Namazgjasë, kjo foltore e merituar dhe e vonuar, një gur i shtruar në autostradën e miqësisë së sinqertë. Për një Ballkan dhe Europë më të mirë, më të paqtë dhe më të sigurt”,- tha Presidenti i Republikës.
Pas ceremonisë së nisjeve të punimeve për Xhaminë e Namazgjasë. Erdogan do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë në Kalanë e Prezës, të cilët do ta inauguronte në vizitën e parë që u anulua vitin e kaluar.
“Dita sot në Tiranë edhe më kuptimplotë. Ne dëshirojmë që Xhamina e Namazgjasë themelet e së cilës do i hedhim sot, ta përfundojmë sa më shpejt dhe t’ia dhurojmë vëllezërve tanë shqiptarë. Edhe muzeu i bashkëjetesës është simbol i tolerancës që ekziston në Shqipëri. Po ashtu është edhe ceremonia e xhamisë në Kalanë e Prezës si simbol i trashëgimisë sonë kulturore të përbashkët”,- u shpreh Erdogan gjatë takimit me Presidentin Nishani në Presidencë.
Fjala e Presidentit Nishani dhe homologut të tij turk gjatë ceremonisë për nisjen e punimeve për Xhaminë e Namasgjasë
Bujar Nishani: Jam tepër i lumtur dhe i nderuar zoti president që bashkë me ju finalizojmë fillimin e punimeve për besimtarët myslimanë shqiptarë. Shqipëria është një model I bashkëjetesës shqiptare. Jo vetëm ne gëzojmë dhe respektojmë në liri besimin e njëri­tjetrin, por dhe gjatë periudhës komuniste, ku pjesëtarë nga të gjitha fetë u persekutuan, shumë prej tyre shkuan drejt kuadrave të pushkatimit, apo ndanë qelitë, së bashku, pavarësisht fesë që i takonin.Këtë e bënë në emër të Zotit, në emër të lirisë”. Me qindra faltore u rrafshuan për të çrrënjosur besimin nga shqiptarët. Kjo arsye e bën edhe më të rëndësishme këtë faltore që ju besimtarëve shqiptarë ju dhurohet, juve që ruajtët me dinjitet Zotin brenda vetes suaj, brenda shpirtit tuaj edhe në ditët më të vështira të diktaturës. Juve që transmetuat me devotshmëri brez pas brezi, ndjenjat dhe mësimet e vyera të fesë islame, si fe që në thelbin e saj ka dinjitetin, respektin ndaj individit dhe tolerancën. Kjo xhami që ne sot po i vëmë në mënyrë simbolike gurin e themeli është shprehje e vullnetit, është shprehje e gatishmërisë më të lartë të komunitetit mysliman të Turqisë për të ndihmuar shqiptarët dhe veçanërisht besimtarët myslimanë të vendit tonë. Historia ndërmjet dy popujve tanë është një histori e gjatë, ku kemi marrë e dhënë nga njëri­tjetri, por mbi të gjitha një miqësi tradicionale. Respekti reciprok për vlerat dhe kulturën e njëri­tjetrit, një lidhje e veçantë, ku liria paqja dhe siguria janë në themelet e saj. Kjo është një miqësi që po përpiqemi ta kultivojmë së bashku në kushtet e një globalizmi. Le të jetë Xhamia e Namazgjasë, kjo foltore e merituar dhe e vonuar, një gur i shtruar në autostradën e miqësisë së sinqertë. Për një Ballkan dhe Europë më të mirë, më të paqtë dhe më të sigurt.
Erdogan: Kjo Xhami do të ndërtohet me kontributet e ndihmat e shtetasve tanë në Turqi. Kjo Xhami kur të përfundojë do të jetë një simbpl i qartë i marrdhënieve të mira mes 2 popujve tonë. E shikoj si shjenië unifikuese. 
Kjo Xhami ndodhet pranë kishës, është një shembull mjaft i mirë i urtësisë shqiptare. Kënaqësi e veçantë që sot ne po e vendosim gurin e parë në këtë xhami me mikun tim Nishani. Unë e falënderoj atë. Shpreh mirënjohje për Ramën, me të cilin kemi bashkëpunuar shumë për ndërtimin e kësaj Xhamie. Uroj që ndërtimi i xhamisë do jetë një arsye për t’u lidhur më tepër me njëri-tjetrin. Në Islam nuk ka ndarje ka vetëm unitet. 35 shqiptarë kanë qenë kryeministra në periudhën e Perandorisë Osmane. Edha miliona shtas turq me origjinë shqiptarë kontribullojnë me në Turqi. Për 600 vite jemi rritur sëbashku me vëllezërit shqiptarë, dhe do vijojmë përpara sëbashku. 
Kam bindjen se pas 1991 janë arritur shumë zhvillime të rëndësishme. Turqia e cila ndjek politikën në favor të paqes në Ballkan ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, ne këtu e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë. Kam bindjen se edhe shqiptarët kur të vijnë në Turqi e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Në çdo cep të Shqipërisë gjejmë gjirmë të kulturës sonë. Do të shkojmë për të bërë hapjen e Xhamisë së Prezës. Në Elbasan dhe Korçë kemi përfunduar rikonstrukturimin Xhamisë. Do të rikonstrukturojmë edhe xhaminë e Et’hem Beut. Është duke përfunduar projekti për rikonstrukturimin e monumenteve në qytetin e Gjirokastrës. 286 projekte në të gjithë Shqipërinë. Rikonstrukturojmë spitalin e Kukësit.
Jeni në dijeni që në vendin tonë po luftojmë kundër një strukture paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht atë si një organizatë terroriste që kërcënon vendin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate do ta vazhdojmë pa ndërprerje. Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë edhe në Shqipëri. Unë me vëllezërit e mi të vyer, zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen që ata do të bëjnë atë që duhet. Unë kam bindje e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë këtë organizatë dhe anëtarët e saj. Kam bindjen e plotë se Institucionet shqiptare nuk do të tolerojë këtë organizatë dhe anëtarët e saj.Turqia me kryesinë e çështjeve fetare dhe me institucionet e tjera është e aftë të sigurojë të gjitha ato shërbime që kjo organizatë ka bërë këtu në Shqipëri. Për këtë çështje duhet të jemi të qartë, duhet ta kemi të qartë.
Sigal